Bota Ekzekutimi i 6 personave në Athinë, mediat: Janë “ushtarët” e kryemafiozit turk...

Ekzekutimi i 6 personave në Athinë, mediat: Janë “ushtarët” e kryemafiozit turk që drejton bandën e vrasësve me motoçikleta

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e ditës së djeshme, ku gjashtë persona u vranë në Athinë. Fillimisht u raportua gabimisht se ishin shqiptarë, por më pas rezultoi se viktimat janë turq.

Mediat greke shkruajnë se viktimat janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit Baris Boyun, i cili ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave.

Shtypi turk raporton se Baris Boyun është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali i arratisur.

“Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe është sulmuar jashtë vendit në të kaluarën”, shkruajnë mediat.

Hetimet për të shtënat, të cilat thuhet se kanë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes mafiozëve. Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për kapjen e autorëve që u larguan me makinë nga vendi i krimit.