Aktualitet Grabitet me pistoletë lodër një pikë këmbimi valutor në Kombinat

Grabitet me pistoletë lodër një pikë këmbimi valutor në Kombinat

Një pikë e këmbimit valutor në Tiranë ka rënë pre e një grabitje nga një person i maskuar. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat rreth orës 20:10.

Sipas Policisë së Tiranës, autori ka qenë i veshur me bluzë të kuqe dhe i maskuar, teksa dyshohet se grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Autori mori një shumë parash dhe u largua. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 Euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.