Politika Grida Duma fton delegatët më 18 Dhjetor: Do reflektojmë, Berisha nuk ju...

Grida Duma fton delegatët më 18 Dhjetor: Do reflektojmë, Berisha nuk ju sjell në pushtet

Nënkryetarja e PD Grida Duma ftoi demokratët delegatë të Kuvendit Kombëtar të marrim pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Data 11 Dhjetor nuk është Kuvend! Data 11 është një foltore. Nuk është Kuvend, jo se nuk ka vullnet demokratësh, atje ka vullnet demokratësh, por nuk është certifikuar vullneti i tyre. Kjo e hedh poshtë datën 11 si institucionale. Atje mund të jetë një megafoltore, por për Kuvend nuk bëhet fjalë fare. Data 18 është thirrur për atë që foltoret kanë shtruar. Kuvendi zyrtar është me 18. Ky Kuvend është bërë për t’iu përgjigjur kësaj situate. 18-a përfshin 11-ën në kuptimin e shqetësimit. Pa diskutim që demokratët e datës 11 do të jenë edhe në datën 18, sepse për ata po bëhet e gjitha kjo.”

E pyetur nëse data 11 dhjetor ka fuqi ligjore për të bërë ndryshime, ajo u përgjigj: “Zero. Zero absolute. Duke qenë se aty ka demokratë, nuk dua të flas me tone të forta. Nuk ka asnjë vlerë juridike data 11 dhe çfarëdo lloj vendimesh të merren brenda atij grupimi, ato nuk vlejnë sa i përket institucionit të PD. Ata demokratë që diku janë keqkuptuar, diku mund të kenë ndërruar mendje duhet të kuptojnë vetëm një gjë: në datën 18 duhet të vijnë për të kritikuar, sepse për këtë arsye mblidhet ky Kuvend. Për anëtarësinë e mirëkuptoj plotësisht të ndërrojë mendje, por hierarkisë së lartë, përfshi Sali Berishën, nuk ka sens t’i mirëkuptoj që ndërroi mendje brenda 2 ditëve pas vendimit non grata.“

“Axhenda e Kuvendit të 18 Dhjetorit nuk është detajuar ende, por fryma duket. Është frymë reflektuese dhe duhen thënë disa të vërteta. Patjetër që duhet të ketë përgjigje edhe për atë që do të ndodhë në dt 11. Nëse PD nuk ka përgjigje për atë, po investohemi kot. Nëse PD nuk forcohet nga ky moment, atëherë është në përgjegjësinë tonën të të gjithëve.”