Aktualitet I dënuar me 8 vite burg për vjedhje, arrestohet në Rinas 29-vjeçari

I dënuar me 8 vite burg për vjedhje, arrestohet në Rinas 29-vjeçari

Në Aeroportin e Rinasit është arrestuar 29-vjeçari Dylber Halili.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.