Bota I lartë bilanci i viktimave në Itali. Vala e dytë, më agresive...

I lartë bilanci i viktimave në Itali. Vala e dytë, më agresive se ajo e pranverës

Bilanci i pandemisë në Itali tregon një rritje të rasteve me COVID-19, por edhe një rënie të viktimave.

Janë 16202 rastet në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 11212. Për sa i përket viktimave, u regjistruan 575, nga 659 të 24 orëve më parë. Sërish Veneto mbetet rajoni më i goditur, me 2986 raste, i ndjekur nga Emilja-Romanja.

Një raport i autoriteteve shëndetësore italiane ka treguar se vala e dytë e pandemisë në atë vend ka qenë shumë më agresive se e para. Sipas të dhënave në muajin e nëntorit, veçanërisht veriu i vendit ka regjistruar një surplus vdekshmërie nga trendi normal më të madhe edhe nga piku i marsit.

Një rajon si Veneto ka patur një rritje 12% nga marsi, Piemonte rreth 20%, Friuli Venezia Giulia pothuajse 25% më shumë. Vetëm Lombardia dhe Emilja Romanja kanë patur shifra vdekshmërie më të larta në muajt mars-prill, kur për të transportuar viktimat në Bergamo erdhën në ndihmë kamionët e ushtrisë.