Sport Ibrahimovic “madhështor”, Milani fiton në Udine dhe ruan kreun

Ibrahimovic “madhështor”, Milani fiton në Udine dhe ruan kreun

Milani ruan kreun e Serie A edhe pas javës së 6-të të kampionatit. Kuqezinjtë morën fitoren e 5-të në këtë sezon pasi triumfuan të dielën 1-2 në transfertën e Friulit ndaj Udineses, një sukses ky nën shenjën e të përhershmit Zlatan Ibrahimovic i cili mori për dore formacionin e Stefano Piolit.

Me një gol me roveshatë pak minuta para fundit të lojës dhe me një asist në pjesën e parë që solli avantazhin provizor të Milanit falë golit të realizuar nga Franck Kessie, bomberi suedez ishte thjeshtë i përkryer në këtë duel. Për Udinesen barazoi paraprakisht shifrat në fillimin e pjesës së dytë me 11-metërsh argjentinasi Rodrygo De Paul.

Me këtë fitore që erdhi falë një goli të shpikur nga Ibrahimovic në minutën 84-t Milani u ngjit në kuotën e 16 pikëve.