Aktualitet Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano përplas me makinë 17-vjeçarin

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano përplas me makinë 17-vjeçarin

Vasil Bollano

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Qafën e Llogorasë ku ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka përplasur me makinë një 17 vjeçar që ishte duke kaluar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së sportit, ku 66-vjeçari Bollano, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz përplasi 17-vjeçarin E.H. kalimtar në rrugë.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që ish-kryebashkiaku është shoqëruar në komisariat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.