Politika Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Shqipërinë

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Shqipërinë

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Shqipërinë në datën 16 maj.

Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e vizitës dhe axhenda.

Ai ka qenë sekretar i shteti gjatë kohës kur president i SHBA-ve ishte Donald Trump.

Ai mori detyrën në 13 Mars të vitit 2018, duke zënë vendin e Rex Tillerson.

Më herët, Pompeo mbajti më shumë se një vit postin e drejtorit të CIA-s.