Sport Italia dominon në Poloni, por nuk konkretizon. Edhe Ronaldo e Mbappe nuk...

Italia dominon në Poloni, por nuk konkretizon. Edhe Ronaldo e Mbappe nuk shënojnë

Edhe pse ka dominuar gjatë gjithë takimit, Italia nuk ka arritur të marrë 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë të Polonisë.

Skuadra e Mancinit zhvilloi një takim të mirë, por pa mundur dot të konkretizoi në gol asnjë nga rastet e krijuara. Në anën tjetër, Polonia me Lewandowskin në sulm krijoi shumë pak raste dhe ato të ndalura nga mbrojtja e kaltër.

Ndërkohë, edhe ndeshja tjetër, përballja më e rëndësishme e kësaj mbrëmje në Ligën e Kombeve, ajo mes Francës dhe Portugalisë së Ronaldos u mbyll pa gola. Edhe pse dy ekipe të mbushura me yje, sërish askush nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke ndarë në fund nga një pikë.