Aktualitet Iu rrezikua jeta në plazhin e Durrësit, shpëtohen katër pjesëtarë të familjes,...

Iu rrezikua jeta në plazhin e Durrësit, shpëtohen katër pjesëtarë të familjes, mes tyre dy fëmijë

Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.

Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxorr në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.