Kuriozitete Japonia, Mandela, Whitney Houston dhe Papa Benedikti XVI: Çfarë ka ndodhur me...

Japonia, Mandela, Whitney Houston dhe Papa Benedikti XVI: Çfarë ka ndodhur me 11 shkurt?

660 pes – Data tradicionale e themelimit të Japonisë nga perandori Jimmu.

55 – Tiberius Klaud Cezar Britannikus, trashëgimtar i fronit perandorak romak, vdes në rrethanat misterioze në Romë. Vdekja e tij i hap rrugën Neronit për t’u bërë perandor.

1895 – Georgetown u bë pjesë e kryeqytetit Washington DC .

1916 – Anarkistja amerikane Emma Goldman arrestohet për mbajtjen e një leksioni mbi kontrollin e lindjeve.

1929 – Italia nënshkruan Traktatin Lateran, duke njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Vatikanit.

1943 – General Dwight David Eisenhower zgjidhet për të komanduar ushtrinë aleate në Evropë. Përpjekjet e gjeneralit në Luftën e Dytë Botërore e bënë atë aq shumë popullor sa më 1952 amerikanët e zgjodhën President të Shteteve të Bashkuara.

1945 – Marrëveshja e Jaltës e nënshkruar nga Presidenti Franklin Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill, dhe udhëheqësit sovjetik Josef Stalinit përcakton strategjinë aleate pas luftës së dytë botërore.

1963 – Agjencia amerikane qendrore e zbulimit (CIA) krijon për herë të parë Divizionin e Operacioneve brenda vendit.

1964 – Grupi Beatles jep koncertin e parë në SHBA, me një shfaqje në Koloseun në Washington DC.

1964 – Fillojnë luftimet greko-turke në Limasol, Qipro.

1978 – Kina shfuqizon masën e ndalimit ndaj librave të Aristotelit, Shekspirit dhe Dikensit; leximi i tyre nuk do të përbënte më krim kundër shtetit.

1990 – Udhëheqësi i qëndresës në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela, lirohet nga burgu politik pas më shumë se 27 vjetësh. Mandela doli nga dera e burgut Victor Verster jashtë Cape Town mes entuziazmit të pasuesve të tij. Pas daljes nga burgu, Mandela u vu në krye të përpjekjeve kundër aparteidit.

2011 – Si rezultat i protestave të Pranverës Arabe, presidenti egjiptian Hosni Mubarak njoftoi dorëheqjen dhe ia dorëzoi pushtetin ushtrisë.

2012 – Ylli i muzikës pop Whitney Houston vdiq në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, një natë para ceremonisë vjetore të çmimeve muzikore.

2013 – Papa Benedikti XVI njofton dorëheqjen, duke u bërë papa i parë që të jep dorëheqjen që nga viti 1415.