Kuriozitete Kapet “mbretëresha e oqeanit”

Kapet “mbretëresha e oqeanit”

Disa studiues të cilët punojnë në ujërat pranë Nova Scotia në Kanada, kanë arritur të kapin një nga peshkaqenët më të mëdhenj të bardhë të parë ndonjëherë. Peshkaqeni peshon më shumë se 1.600 kg dhe i kalon 5 metra gjatësi.

Shkencëtarët të cilët po bëjnë identifikimin e këtij lloji peshkaqeni, e përshkruajnë atë si “Mbretëresha e Oqeanit” dhe e quajtën Nukumi. Një nga shkencëtarët nëpërmjet një videoje të publikuar, thekson se peshkaqeni u quajt Nukumi për nder të një gruaje të fisit vendas në territorin e Mi’kmakit.

“Ne e quajmë atë Nukumi, e cila shqiptohet nu-gu-mi, për figurën legjendare të gjyshes së mençur të njerëzve vendas Mi’kmak, me të dhënat e reja që kemi mbledhur, kjo gjallesë do të mbajë kë të titull edhe për vitet që vijnë më pas“.

Përveç kësaj, studiuesit publikuan një video të peshkaqenit Nukumi të shtrirë në një platformë speciale zhytëse të ndërtuar në anën e anije së tyre. Ata janë të mbledhur përreth saj, ku dhe disa janë duke notuar nga larg.

Nukumi është më i madhi nga tetë peshkaqenët e bardhë që studiuesit kanë gjetur gjatë ekspeditës aktuale, e cila tashmë ka zgjatur 27 ditë. OCEARCH është një organizatë për mbledhjen e të dhënave në oqean që ka etiketuar dhe mbledhur mostra nga qindra peshkaqenë, delfinë, foka dhe kafshë të tjera.