Extra Kiara takon nënën e Luizit

Kiara takon nënën e Luizit

Kur u pyet pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ nëse do e takonte nënën e Luizit sepse ajo ndodhet në Tiranë, Kiara u përgjigj duke thënë “Sigurisht që po”.

Dhe takimi ka ndodhur. Madje, në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tyre ku shihen duke ecur krah për krah.

Në foto Kiara shihet me një xhaketë xhins në krah dhe ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto me xhaketë xhins duke konfirmuar se është ajo në foto.

Kujtojmë se nëna e Luizit jeton në SHBA. Ajo ishte mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme ku surprizoi Luizin, me të cilin u takua pas disa muajsh.