Sport Kontrata e shekullit: Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën duke “notuar” në...

Kontrata e shekullit: Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën duke “notuar” në miliona dollarë

Cristiano Ronaldo ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në Arabinë Saudite. Kontratë si lojtar deri në 2025-ën, pastaj si ambasador i këtij vendi për kandidaturën e Botërorit të 2030-ës.

Duket se ka ardhur në fund telenovela mbi të ardhmen e futbollisti portugez. Sipas spanjollëve të ‘As’, nuk ka më dyshime: CR7 do të luajë tek Al Nassr. Burime nga klubi arab bëjnë me dije se marrëveshja është mbyllur pas një takimi mes njerëzve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit gjatë ditës së martë.

Klubi i Lindjes së Mesme ka paraqitur një ofertë me vlerë 200 milionë euro në sezon deri në vitin 2025, kur klubi shpreson se ai do të vazhdojë më tej si ambasador. Al-Nassr shpreson se bindja e pesë herë fituesit të Topit të Artë për t’u bashkuar do të ndihmojë në vendosjen e Arabisë Saudite në hartën e futbollit përpara ofertës së tyre ambicioze për të pritur Kupën e Botës 2030.

Por, sigurisht që edhe në rolin si ambasador do të ketë fitime të mëtejshme. Pritet që Ronaldo të vazhdojë të arkëtojë deri në vitin 2030 dhe kjo do të thotë se mund të prekë një shifër ë ngjashme me gjysmë miliardi euro në 7 vitet e ardhshme bashke…

Gjatë Botërorit, 37-vjeçari më parë mohoi se do të nënshkruante për klubin e Pro Ligës Saudite. “Jo, kjo nuk është e vërtetë – nuk është e vërtetë,” u tha 37-vjeçari gazetarëve pas fitores 6-1 të Portugalisë ndaj Zvicrës.