Kryesore Koronavirusi do të zhduket brenda 2 vitesh

Koronavirusi do të zhduket brenda 2 vitesh

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shpreson që pandemia e koronavirusit do të përfundojë brenda 2 vitesh.

Duke folur nga Gjeneva, Tedros Adhanom Ghebreyesus solli në vëmendje gripin spanjoll që ra në vitin 1918 dhe u deshën dy vite që të përfundonte.

Por, kreu i OBK shtoi se me teknologjinë e avancuar që është sot, kjo pandemi mund të mbyllet brenda një kohe më të shkurtër.

“Kemi teknologjinë që mund ta ndalojmë, kemi dhe njohuri për ta ndaluar”, theksoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gripi spanjoll në vitin 1918 vrau të paktën 50 milionë njerëz. Ndërsa Covid-19 deri më tani ka shkaktuar 800 mijë të vdekur dhe më shumë se 22 milionë të infektuar në të gjithë botën.

I pyetur për korrupsionin me pajisjet mbrojtëse të përdorura gjatë pandemisë, kreu i OKB e cilësoi si kriminale.

“Për mua është realisht vrasje. Sepse nëse stafi mjekësor punon pa masa mbrojtëse, rrezikon jetën. Gjithashtu rrezikohet edhe jeta e pacientëve të cilëve u shërbejnë”.