Bota Koronavirusi në Itali: 30 viktima dhe 190 raste të reja

Koronavirusi në Itali: 30 viktima dhe 190 raste të reja

30 të vdekur dhe 190 raste të reja janë shënuar sot nga koronavirusi në Itali.

Asnjë viktimë në 11 rajone: Veneto, Marke, Kampania, Siçilia, Abruco, Trentino Alto-Adige, Sardenjë, Vale d’Aosta, Kalabri, Molize, Basilikata.

Nga 190 rastet pozitivë sot, pjesa më e madhe është në Lombardi, 88 raste pozitive (46,3% e rasteve të reja).

Në terapitë intensive sot gjenden 107 persona, 8 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 1610 persona, 243 më pak se dje. Në izolim shtëpiak 16938 persona (-667 më pak se dje).

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona (dje viktimat ishin 18), duke arritur një total prej 34644 të vdekurish.

Të shëruarit kapin kuotën 186111, me një rritje në 24 orë prej 1526 personash (dje ishin deklaruar 1159 persona).