Politika “Ky është vetëm fillimi”, “Ky është vetëm fillimi”, Argita Malltezi flet para...

“Ky është vetëm fillimi”, “Ky është vetëm fillimi”, Argita Malltezi flet para mbështetësve të Berishës

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është drejtuar me një fjalë mbështetësve të këtij të fundit të mbledhur poshtë pallatin ku ish-kryeministri po kryen aty arrestin në shtëpi.

Ajo e cilësoi rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit barrikadën e luftë për fitoren e pluralizmit.

“Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratët për sakrificat e tyre. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha Berisha.

Disa dhjetëra mbështetës të Berishës u grumbulluan te rrugica “Mustafa Matohiti” mëngjesin e sotëm në mbështetje të Berishës që kryen aty arrestin në shtëpi.

Brohoritjeve të mbështetësve të tij dhe ovacioneve, Berisha iu përgjigj duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta.