Aktualitet Leonard Solis: Pritej tsunami, por ne na kapi vetëm bishti i kometës

Leonard Solis: Pritej tsunami, por ne na kapi vetëm bishti i kometës

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe mjeku Leonard Solis e sheh me optimizëm situatën shëndetësore nga koronavirusi në Shqipëri. Ai tha se pritej tsunami, por Shqipërinë e kapi vetëm bishti i kometës.

“Gjendjen shëndetësore e shikoj me optimizëm, pritej tsunami por na ka kapur vetëm bishti i kometës. Në këtë pandemi të përplasur fuqishëm në gjithë Europën, erdhi si flaka olimpike nga Kina dhe goditi në Itali, Gjermani etj.

Ka rëndësi sesi prezantohet vala e parë, kur e gjen sistemin imuniologjik të virgjër nga kjo sëmundje e re, masat e marra e kanë dhënë efektin.

Detyra e ISHP ishte që ta zbusin, ta japin me pikatore që në spital të mos përplaset dallga e madhe. Këtë e arritëm. Kanë kaluar tre muaj dhe nuk kemi nivel përmbytje.

A mund të jetë  dhe vaksina nga tetanozi me ndikim? Se në Gjermaninë Lindore ka shumë pak të prekur dhe në atë zonë e kanë bërë më së shumti tetanozin.

Janë një lloj stërvitje për organizmin. Ditë për ditë dalin gjëra të reja. Mbaj mend tonelata librash dolën për trajtimin e tuberkulozit. Ditën që doli stertomicina u flakën bibliotekat dhe u tha se tuberkulozi mjekohet me këtë ilaç. Shqipëria është aty ku duhet”, tha Solis në emisionin “Opinion”.