Bota Merkel i jep mbështetje të plotë OBSH-së

Merkel i jep mbështetje të plotë OBSH-së

Angela Merkel ka shprehur mbështetje të plotë për OBSH-në në betejën kundër koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi Steffen Seibert pas videokonferencës së krerëve të shteteve të G7 të kërkuar nga Donald Trump.

Sipas Merkelit, koronavirusi mund të mposhtet “vetëm nga një reagim i fortë dhe i koordinuar ndërkombëtar”. Për këtë qëllim, ajo shprehu mbështetje të plotë për OBSH-në, një organizatë të cilës Trump sapo i ka prerë fondet amerikane duke e akuzuar atë se ka mbuluar përhapjen e virusit.