Bota Lokalizohet atdheu i parë i njeriut modern

Lokalizohet atdheu i parë i njeriut modern

Sipas një studimi të publikuar sot në “Nature” atdheu i parë i njeriut modern u lokalizua në një zonë të gjerë në Afrikën jugore, në veri të Botsvanës së sotme, ku paraardhësi ynë ka jetuar 200 000-130 000 vjet më parë, para se të migronte.

“Ne e kemi ditur prej kohësh që njeriu modern është shfaqur në Afrikë para rreth 200 000 vjetësh, por deri më sot nuk ishim në dijeni se ku saktësisht ishte ky atdhe”, deklaroi gjatë një konference për shtyp Vanessa Hayes, autorja kryesore e këtij studimi, që tregon rrënjët e pemës sonë gjenetike, ato të Homo Sapiens.

Vanessa Hayes