Extra Luiz Ejlli tregon në lot arsyen pse hoqi dorë nga muzika dhe...

Luiz Ejlli tregon në lot arsyen pse hoqi dorë nga muzika dhe bën një premtim (surprizohet edhe nga nëna e tij)

Mund të themi se pa diskutim, Luiz Ejlli ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar. Mbrëmjen e sotme, Luizi ka treguar rrjedhën e jetës së tij dhe ka treguar se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.

Ai, i prekur, tregoi se muzika ishte ëndrra e tij, por krijoi një lidhje 10-vjeçare, u shpërngul në Francë dhe pasi u nda nga ish-partnerja, ishte shumë vonë për t’u rikthyer sërish me një projekt të ri.

Luizi rrëfeu se me ish-partneren, u nda për një debat momental dhe se në atë mbrëmje, po binte shi dhe se ai mori makinën, uli sediljen dhe fjeti në makinë.

Gjithashtu, Luizi tregoi edhe se personi në fjalë nuk e kuptoi kurrë se sa e rëndësishme ishte për të muzika dhe kënga.

Luizi foli edhe për licensën që iu hoq, pasi u tha se ishte e paligjshme dhe se për këtë arsye mbeti në mesin e katër rrugëve dhe mendoi t’i jepte fund jetës.

Ai shtoi se kur mendoi të bënte vetëvrasje, e ndihmoi një person në Shkodër që punonte te KESH. Bëhet fjalë për Benet Becin dhe se ai e ndihmoi me një vend pune.

Banori foli edhe për momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se babai i tij u nda nga jeta. Luizi tha se kur hyri në Big Brother la punën dhe se ka disa borxhe për të larë.

Ai u shpreh se tani është momenti që të bëjë hapa të sigurtë dhe u shpreh se do qëndroi në Shqipëri dhe se atyre personave që ia kthyen shpinën, ka dëshirë t’i thotë që lotët janë për zgjedhjet e gabuara që ka bërë dhe jo për to.

Banori tha se i ka fituar sfidat e tij dhe se para se të hynte në “BBVA”, kishte menduar të shpërngulej përgjithmonë në SHBA. Por, tanimë, ka shpresa për të qëndruar dhe premtoi se shumë shpejt, pasi të dalë nga shtëpia, do të rikthehet në muzikë.

Luizi surprizohet nga nëna e tij, përloten të dy

Në këtë ditë të 126-të Luizi u surprizua nga nëna e tij.

Në një skenë të improvizuar nga Vëllai i Madh, Luizi shkoi në Shkodër me biçikletë aty ku takoi nënën e tij.

Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët.

Ajo tha se banorët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë. Luizi i tha Arbanës se tani e humbi Big Brotherin, pasi u përfshi në shumë emocione kur takoi të ëmën e tij. Ai tha që dëshira e tij është që nëna e tij të mos punojë më, por të qëndrojë në shtëpi me të dhe Kiarën.

Nëna e Luizit uroi që Zoti t’i bekoi të gjithë shqiptarët dhe përshëndeti shqiptarët që jetojnë në New York.