Aktualitet Manifestimi në mbështetje të Ukrainës, Klitschko falenderon Tiranën

Manifestimi në mbështetje të Ukrainës, Klitschko falenderon Tiranën

Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima.

Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falenderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!

I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!