Ekonomi Marrëveshja: Shqipëria dhe Zvicra njohin sigurimet shoqërore

Marrëveshja: Shqipëria dhe Zvicra njohin sigurimet shoqërore

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar këtë të premte një marrëveshje me Ministrin për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Kjo marrëveshje konsiston në njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes dy vendeve.

Në këtë mënyrë shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.