Kulturë Me flokë të gjata dhe të thinjura, “Mr Bean” habit me ndryshimin...

Me flokë të gjata dhe të thinjura, “Mr Bean” habit me ndryshimin e pamjes së tij

Ylli i Mr Bean, Rowan Atkinson ka surprizuar me pamjen e tij dhe nuk kishte aspak lidhje me pamjen ikonike qe ka pasur ndër vite në kujtimet tona. Ai po bën xhirime për një serial të ri në Netflix “Man Vs Bee” dhe shihet me flokë të gjata dhe të thinjura e me një këmishë të kuqe me kuadrata.

“Man Vs Bee” është krijuar nga Rowan dhe Will Davies – një producent i cili ishte krijuesi dhe i filmit “Johnny English”, një film që u pëlqye dhe pati një sukses të madh.

“Man Vs Bee” ka 10 episodet që do jenë nga 10 minuta, por me siguri do të bëjnë shumë zhurmë. Netflix në një përshkrim të filmit ka shkruar: “Aktori dhe komediani i njohur 66-vjeçar, Rowan Atkinson po luan një personazh të ri në këtë komedi. Një burrë e gjen veten në luftë me një bletë në një rezidencë luksoze. Kush do të fitojë dhe çfarë dëmi të pariparueshëm do të bëhet gjatë kësaj kohe?”