Bota Meka, bosh si asnjëherë tjetër për natën e parë të Ramazanit

Meka, bosh si asnjëherë tjetër për natën e parë të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Arabisë Saudite në Mekë i mbajti lutjet pa qindra mijëra adhuruesit që mblidhen zakonisht në natën e parë të Ramazanit.

Rreziku nga koronavirusi bëri që autoritetet të vendosin masa kufizuese që nuk kishin ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit.

Besimtarët myslimanë e festojnë ramazanin duke u mbledhur me familjen për të ngrënë darkën pas agjërimit, si dhe duke shkuar për t’u lutur në xhami.

Por pandemia i ka ndryshuar përparësitë, duke mos lejuar grumbullimet e mëdha për lutje në publik dhe për iftarin.

Brenda në Mekë janë lejuar të luten vetëm imamët e xhamisë si dhe pjesëtarë të stafit të pastrimit.

Arabia Saudite ka raportuar 15.102 raste të infektuarish me COVID-19 dhe 127 të vdekur.