Aktualitet Ndahet nga jeta personazhi i njohur i rrjeteve sociale Ard Daullxhiu

Ndahet nga jeta personazhi i njohur i rrjeteve sociale Ard Daullxhiu

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu është ndarë nga jeta paraditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Nga informacionet e para dyshohet se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.

Ai ka qenë në tregun e Durrësit duke shitur fara, kur nuk është ndjerë mirë dhe është nisur me biçikletë për në urgjencë. Sa ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të qytetit, ai është rrëzuar pa ndjenja në tokë.