Kryesore “Ne ishim në skenë dhe ngrimë”, Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë...

“Ne ishim në skenë dhe ngrimë”, Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Aktorja Rajmonda Bulku është shprehur e tronditur nga vdekja e kolegut të saj, Xhevdet Ferri, ndërsa ka folur për News 24.

“Jemi të shokuar nga lajmi. Jo se nuk prisnim të them të drejtën, por lajmi i fundit ka qenë i tmerrshëm. Do të doja që të mos flisja asnjëherë për këtë.

Më vjen shumë keq, nuk e di pse mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai u bë gjysh dhe i thosha së shoqes se forca e dashurisë për këtë qenie të vockël që do të vijë në shtëpi, mund ta ndryshojë. Jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Mendoja se do të kalonte gjithçka, shpreson njeriu deri në momentin e fundit.

Është një jetë e gjatë që kemi punuar dhe kemi qenë miq të mirë me të.

Jemi pak të lodhur nga këto vdekjet e kolegëve tanë, miqve tanë, u bënë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme.

Xhevdeti ishte një student i shkëlqyer, shumë i ditur, një familjar me gati-gati nga ato dashuritë e frikshme.

Më vjen keq që tani u iku shoku i tyre, babi, bashkëshorti.

Ne ishim në skenë dhe ngelëm, ngrimë, regjisorja filloi të bërtiste duke thënë “çfarë”, i ndërpremë provat”, tha aktorja.