Aktualitet Në QSUT po ngrihen çadra për pacientët e dyshuar me koronavirus

Në QSUT po ngrihen çadra për pacientët e dyshuar me koronavirus

Në QSUT janë duke u ngritur çadra për trazhimin e pacientëve të dyshuar më koronavirus. Çadrat janë duke u ngritur para urgjencës.

Personat që dyshohen apo kanë shenja të koronavirusit do të vizitohen nga mjekët në çadra dhe më pas, do të vendoset nëse do të shkojnë në pavione apo në shtëpi.

Deri këtë të hënë, në Shqipëri janë konfirmuar 104 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 4 kanë ndërruar jetë.