Sport ‘Nëse je i dyti, nuk je asgjë!’ Cilat janë 10 frazat më...

‘Nëse je i dyti, nuk je asgjë!’ Cilat janë 10 frazat më të famshme të Pelé

Përveç pozitivitetit që transmetonte kudo që shkelte dhe aftësive të jashtëzakonshme si sportist, Pelé është dalluar edhe për mesazhet që jepte më anë të deklaratave të tij. Ja cilat janë 10 nga frazat më të famshme të legjendës braziliane.

1- ‘Një penallti është një mënyrë meskine për të shënuar gol’.

2- ‘Futbollin duhet ta lësh në kohën e duhur, para se ai të të lërë ty’.

3- ‘Njerëzit diskutojnë Pele apo Maradona, por për mua më i miri ka qenë Di Stefano’.

4- ‘Futbolli është muzikë, vallëzim dhe harmoni. Nuk ka asgjë më të bukur se sfera që kërcen’.

5- ‘Nëse je i pari, je i pari. Nëse je i dyti, nuk je asgjë’.

6- ‘Kam lindur për të luajtur futboll, si Bethoveni ka lindur për të bërë muzikë dhe Mikelanxhelo për të pikturuar’.

7- ‘Kudo që ti shkon, janë 3 ikona që i njohin të gjithë: Jezu Krishti, Pelé dhe Coca Cola’.

8- ‘Ndenja e të qenit në pension është e keqe. Ëndërroj akoma të dribloj dhe të shënoj gola’.

9- ‘I vetmi gol me kokë i rëndësishëm i Maradonës është shënuar me dorë’.

10- ‘Nuk do të bëhem kurrë trajner. Është e komplikuar dhe nuk dua ta komplikoj jetën’.