Aktualitet Nga Korridori Blu tek bypass-i Elbasanit, Balluku prezanton projektet e rëndësishme infrastrukture...

Nga Korridori Blu tek bypass-i Elbasanit, Balluku prezanton projektet e rëndësishme infrastrukture që nisin së shpejti

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektet kryesore në vend që do të nisin së shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore. Nisja e punës në terren në të treja lotet e Korridorit Blu, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, ndërtimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, pjesë e Korridorit VIII për lotin e parë të të cilit tashmë ka nisur puna, por edhe një sërë aksesh të tjera në të gjithë vendin.

Ministrja Balluku solli në vëmendje gjithashtu edhe projektin për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit. “Do kemi projektin e plotë për Bypassin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE”, theksoi Balluku. Një tjetër projekt, për të cilin pritet të hapet gara brenda vitit 2023, është edhe aksi Berat-Ballaban, një aks që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës dhe që pritet ti jap një zhvillim agroturizimit në zonën që përshkruan.

Po kështu, gjatë vitit 2023 do të ndërhyhet edhe për eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore të vendit. Një ndërhyrje që do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe që synon të rrisë sigurinë rrugore në vend.