Kryesore Paketa anti-shpifje, OSBE: Kemi punuar deri në minutën e fundit me Ramën

Paketa anti-shpifje, OSBE: Kemi punuar deri në minutën e fundit me Ramën

Zyra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend.

OSBE thotë se ka punuar me kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e  Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

“Zyra do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur“, thuhet në reagimin e OSBE.

Më tej OSBE thotë se puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Reagimi i OSBE:

Ne kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë, deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.