Bota Papa Françesku apelon sërish: Vaksinat të shkojnë edhe tek të varfrit

Papa Françesku apelon sërish: Vaksinat të shkojnë edhe tek të varfrit

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për një qasje universale në vaksinat kundër Covid-19.

“Unë ribëj thirrjen time për udhëheqësit politikë dhe sektorin privat që të mos kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar aksesin ndaj vaksinave Covid-19 dhe teknologjive thelbësore të nevojshme për t’u kujdesur për të sëmurët, të varfrit dhe ata që janë më të prekshëm”, shkroi Papa në një mesazh të botuar të enjten, për Ditën Botërore të Paqes,

Dokumenti, i titulluar “Një Kulturë e Kujdesit si Shteg për Paqen”, thotë se ngjarjet e vitit të kaluar na kanë mësuar se sa e rëndësishme është të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për krijimin.

Ati i Shenjtë pohon se krahas solidaritetit që kemi parë këtë vit, “ne gjithashtu kemi parë një rritje në forma të ndryshme të nacionalizmit, racizmit dhe ksenofobisë, luftërave dhe konflikteve që sjellin vetëm vdekjen dhe shkatërrimin pas tyre”.

Papa gjithashtu apeloi për një “Fond Global” në të cilin paratë e shpenzuara për armë dhe shpenzime të tjera ushtarake, të shkonin për të ndihmuar në eliminimin e urisë dhe për të ndihmuar vendet në zhvillim.