Bota Papa Françesku denoncon dallimet ndaj personave me aftësi të kufizuara

Papa Françesku denoncon dallimet ndaj personave me aftësi të kufizuara

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, papa Françesku e cilësoi si mëkat shoqëror një kulturë që bën dallime të tipit ”qenie të kategorisë A dhe qenie të kategorisë B”.

”Duhet të zhvillojmë antitrupa kundër një kulture, që i konsideron disa jetë si me përkatësi në kategorinë A dhe disa të tjerë në kategorinë B”, tha papa.

”Ky është një mëkat shoqëror”, deklaroi ai nëpërmjet një mesazhi të shkruar, i shpërndarë nga Vatikani.

“Duhet të kemi guxim t’u japim fjalën atyre që janë të diskriminuar për shkak të kufizimeve të tyre, sepse, fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite disa vende nuk e kuptojnë se të gjithë njerëzit kanë dinjitet të barabartë”, vazhdoi papa Françesku në mesazhin e tij.