Sport Pas Artur dhe talentit portugez, Juventus nis negociatat me yllin e rivalëve

Pas Artur dhe talentit portugez, Juventus nis negociatat me yllin e rivalëve

Juventus nuk i vë vetes asnjë limit dhe po punon për të gjetur përforcimet e duhura për sezonin e ardhshëm. Pasi kanë përforcuar mesfushën me Arthur, bardhezinjtë janë vënë në lëvizje tani për sulmin.

Nuk është një sekret që mes emrave që qarkullojnë për sulmin e Juventus-it, është edhe ai i Arek Milik. Ylli i Napoli-t po flet me klubin në lidhje me rinovimin e kontratës.

Edhe pse marrëdhëniet mes palëve janë shumë të mira, nuk do të ishte e lehtë për polakun të refuzonte një ofertë të mundshme të Zonjës së Vjetër.

Gjithashtu, mes Milik dhe drejtuesve bardhezinj ka një marrëveshje në vija të përgjithshme për një rrogë rreth 5 milionë euro. Tani pritet vetëm që Juventus t’i bëjë një ofertë zyrtare Napoli-t.

Marrëdhënia mes polakut dhe klubi axurr është shumë e mirë, por njëkohësisht ai do të donte të kishte më shumë hapësira dhe me Mertens që ka rinovuar, kjo nuk është e garantuar.

Për këtë arsye po flitet për një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës, rrugëdalja e vetme në rast se  gjërat nuk do të përmirësohen.

De Laurentiis kërkon një klauzolë 100 milionë euro, një shifër që nuk pëlqehet nga përfaqësuesit e lojtarit. Gjithsesi, mundësitë për të bërë një lëvizje janë dhe Juventus mund t’ia dalë.

Juvja transferon edhe talentin portugez nga City

Në ditën që braziliani Arthur Melo po kryen vizitat mjekësore, Juventusi ka mbyllur me sukses edhe një tjetër transferim, pasi ka arritur të marrë nga Manchester City anësorin 19-vjeçar portugez Felix Correa.

Ky i fundit është rritur te Sportingu i Lisbonës dhe është blerë për 3.5 milionë euro nga Manchester City, ndërsa sezonin e fundit ka qenë në huazim në kampionatin holandez, por nuk ia ka dalë të bindë Guardiolën me paraqitjet e tij.

Correa është përfshirë në një shkëmbim me sulmuesin e Juventusit U23 Pablo Moreno, ndërsa fillimisht do të vihet pikërisht nën urdhrat e Fabio Pecchias, me shpresën se do të arrijë të bindë Sarrin për një vend në skuadrën e parë.