Kryesore “Përgjimet, shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër”

“Përgjimet, shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër”

Prokuroria po heton një tjetër deputet, dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Kështu u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa theksoi se ky deputet është kapur rastësisht, kur po përgjohej një grup kriminal.

Hoxha aludon se prokuroria mund të jetë duke e ruajtur këtë ngjarje për më vonë.

“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë.

Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal.

Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit.

Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.