Aktualitet Policia jep detaje për helmimin e turistëve në Vlorë

Policia jep detaje për helmimin e turistëve në Vlorë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për helmimin e turistëve në Vlorë. Mësohet se me simptoma helmimi janë 41 shtetas polakë. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas bluve, ashtu siç u tha më herët, rezulton se këta turistë kanë vizituar sot me anije ishullin e Sazanit.

“Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve”, njofton policia.