Politika Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës

Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës

Strukturat vendore të PD kanë propozuar si kandidat për Bashkinë e Dibrës, për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Demokratët e Rrogozhinës kërkojnë që në Bashkinë e tyre kandidati të jetë kryetari i kësaj dege Ferdinant Saraçi.

Në Shkodër është propozuar Xhemal Bushati, teksa për bashkinë e Vorës është propozuar Ymer Marku.