Kryesore PS çel nesër fushatën për zgjedhjet lokale me sloganin “Kurrë më pas,...

PS çel nesër fushatën për zgjedhjet lokale me sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara”

Me sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara”, edhe pse jo zyrtarisht, Partia Socialiste pritet të çelë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit të martën.

Të martën (11 prill) në orën 17:00, Rama do të mbledhë kryesinë dhe më pas në orën 18.00 në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet, do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Burimet bëjnë me dije se në këtë event do të jenë të pranishëm 61 kandidatët për bashkitë e vendit që garojnë në 14 maj për një mandat 4-vjeçar.

Sa i përket sloganit “Kurrë më pas, vetë përpara”, ai vjen si mesazh nga socialistët për kundërshtarët e tyre politikë Berisha e Meta, të konsideruara dy figura të vjetra politike.

Ndërsa kampit opozitar, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka zgjedhur që ta nisë fushatën duke zhvilluar një miting elektoral në stadiumin “Air Albania”.