Bota Putin paralajmëron se Rusia do përballet me “një krizë të jashtëzakonshme”

Putin paralajmëron se Rusia do përballet me “një krizë të jashtëzakonshme”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur se situata në vend po ndryshon çdo ditë dhe fatkeqësisht jo për mirë dhe sipas tij, javët e ardhshme, do të ishin vendimtare për vendin në luftën kundër koronavirusit.

Putin u tha zyrtarëve të tij përmes një video-konference se ”Rusia ka shumë probleme dhe nuk ka asgjë për t’u mburrur dhe për të përballuar situatën e krijuar në vend, patjetër që askush nuk duhet të pushojë”.

Ai theksoi se ata duhet të marrin parasysh të gjithë skenarët se si mund të përparojë situata, madje edhe ato më komplekset dhe të jashtëzakonshmet.

Putin, bëri thirrje për masa shtesë me qëllimin për t’i dhënë fund mungesës së pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe shtoi se do të kërkohej ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do ishte e nevojshme.

Rusia ka shënuar brenda 24 orëve të fundit 2 mijë e 774 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve me Covid-19 në 21 mijë persona, prej të cilëve 170 kanë ndërruar jetë në spital.

Nga ana tjetër, Kina ka shprehur shqetësim për përhapjen e virusit në Rusi.

Pasi shumë zona të vendit në kufi me Rusinë, kanë raportuar një numër në rritje të rasteve me Covid-19, ndërsa sipas autoriteteve, rastet e reja janë të importuara nga Rusia.

Kjo zonë është bërë fokusi i ri i masave duke bllokuar qytetet Hubin dhe Suifenhe.

Të hënën, komisioni kombëtar i shëndetësisë i Kinës raportoi se 79 nga 89 raste të reja të importuara ishin në provincën Heilongjiang. Ata ishin të gjithë qytetarë kinezë që udhëtonin në shtëpi nga Rusia, thanë të martën mediat shtetërore.