Politika Rama, 50 minuta takim me Ruçin për Ministrin e ri të Brendshëm

Rama, 50 minuta takim me Ruçin për Ministrin e ri të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet për emrin e ri të Ministrit të Brendshëm, që do të ulet në karrigen e lënë bosh pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Gjatë mesditës, kreu i qeverisë u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, me të cilin ka pasur një bisedë që zgjati rreth 50 minuta.

Nuk dihet ende nëse Ministri i ri i Brendshëm do të jetë një prej deputetëve socialistë, apo kreu i qeverisë do ia delegojë detyrën një prej 4 Zv/Ministrave të Brendshëm.

Kjo për shkak edhe të precedentëve të mëparshëm me Presidentin Ilir Meta, i cili ka refuzuar disa herë dekretimin e ministrave të qeverisë, ndwrsa Rama e ka akuzuar edhe si orkestruesin e protestave.