Sport Real Madrid-Barcelona, Koeman: Kemi nevojë për Messin më të mirë

Real Madrid-Barcelona, Koeman: Kemi nevojë për Messin më të mirë

Real Madridi pret nesër Barcelonën në stadiumin “Alfredo di Stéfano”, një duel kyç për titullin në La Liga. Të bardhët janë tri pikë prapa udhëheqësit (Atlético Madrid), ndërsa të besuarit e Koeman vetëm një pikë larg. Kjo do të jetë “El Clasico” e parë në “Valdebebas”. Trajneri i Blaugrana-ve tha në konferencën për shtyp:

“Kemi arritur rezultate të mira kohët e fundit, ekipi është i sigurt. Real Madridi është përmirësuar gjithashtu gjatë sezonit. Ne po luftojmë për maksimumin, që do të thotë titulli në La Liga. Për këtë, veçanërisht ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Rezultati nuk do të jetë vendimtar, sepse pas klasikes së nesërme ka ende mjaft ndeshje. Sigurisht, ekipi që fiton do të ketë një moral të rëndësishëm për të vazhduar përpara.

Valdebebas”, një terren stërvitor?Është duke u diskredituar një klub i madh si Real Madridi. Për këtë stadium bëri ironi edhe Klopp, mbas ndeshjes së Champions-it (shpresojmë te kthimi, të paktën “Anfield” është një stadium i vërtetë). Drejtuesit kanë zgjedhur momentin pa tifozë për të ndërhyrë në “Santiago Bernabeu”, për mendimin tim kanë bërë mirë. Për lojtarët, gjëja më e vështirë është të luajë pa tifozë. Sidoqoftë, Reali është mësuar të luajë në këtë fushë, kundërshtarët e dinë se duhet të luajnë aty dhe kaq.

Klasikja është një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse ka shumë interes nga të gjitha palët. Unë mendoj se Barça po bën mirë, ka një ecuri të rëndësishme, shumë pikë të grumbulluara. Ne synojmë për të fituar, por Real Madridi është Real Madridi. Ka marrë shumë kritika, por garon ende në Champions dhe për të fituar kampionatin. Unë nuk jam mbështetës i njerëzve që e kanë kritikuar aq shumë Real Madridin. Është një ekip me trajner mbresëlënës dhe lojtarë mjaft cilësorë. Të dyja ekipet e dinë rëndësinë e fitimit të kësaj ndeshjeje”.

Messi? “Ne kemi nevojë për kapitenin më të mirë nesër, por edhe Barçën më të mirë. Duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrë perfekte, që nga sulmi, pasimet, lëvizjet…”

Ramos dhe Messi? “Gjëja më pozitive për ligën tonë është se lojtarët më të mirë të qëndrojnë deri në minutën e fundit të karrierës, sa mund të luajnë. Leo Messi nuk mund të krahasohet me Ramos, sepse njëri është mbrojtës dhe tjetri sulmues, por të dy kanë qenë shumë të rëndësishëm në ekipet e tyre. Shpresoj që Ramos të vazhdojë në Madrid dhe Leo me ne”.