Aktualitet Reshjet e shiut në Shkodër, rruga e Prekalit e pakalueshme

Reshjet e shiut në Shkodër, rruga e Prekalit e pakalueshme

Reshjet e shiut në Bashkinë Shkodër kanë sjellë probleme vetëm në rrugën e Prekalit.

Mësohet se pas reshjeve të rëna gjatë natës, aktualisht në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe të dherave.

Ndërkohë ka nisur puna për pastrimin e rrugës së Prekalit dhe pritet që brenda pak orësh ky segment rrugor të bëhet i kalueshëm.

Probleme të tjera si pasojë e reshjeve të shiut nuk janë raportuar në Bashkinë Shkodër.