Bota Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Sergei Suroviki

Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë.

Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim ka pezulluar trafikun dhe ka dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit.

Prej vitit 2017, Surovikin ka udhëhequr forcat ajrore të Rusisë.

Në qershor të këtij viti, Surovikin është angazhuar me trupat ruse në jug të Ukrainës.

Ai më parë ka shërbyer në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.