Kryesore Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës (FOTO)

Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës (FOTO)

Stadiumi i projektuar nga studio belge, XDGA, është përzgjedhur si fitues në Konkursit Ndërkombëtar për stadiumin Flamurtari. Impianti modern do të shërbejë për futbollin, por do të jetë edhe një qendër multi-funksionale.

Aty do të ketë tre nivele ndërtesash: duke nisur nga stadiumi, te fusha stërvitore, por edhe një strukturë rreth e qark, e cila do të shërbejë edhe si një shëtitore. Po ashtu projekti përfshin hotele, lokale, dyqane dhe do të jetë i rrethuar nga katër kulla të reja dhe një pishinë.

Studio belge ka qenë aktive në Shqipëri, kryesisht në Vlorë, ku ka punuar edhe në projektin e Lungomares. Nga projektuesit, impianti Flamurtari është cilësuar një stadium brenda lagjes. Struktura do të jetë ikonike, por mbi të gjitha përmbush kushtet e fizibilitetit, duke qenë më pranë kërkesave financiare të projektit për qytetin e Vlorës.

Kryeministri Rama tha se së shpejti hapet kantieri “Selman Stërmasi” në Tiranë. “Me këto ndërhyrje ne synojmë të fitojmë jo vetëm stadiume të reja, por edhe qendra të reja të jetës sociale dhe ekonomike. Pas këtyre projekteve do të ulemi me presidentin dhe federatën dhe do të studiojmë cilët do të jenë vagonët e i këtij treni që lokomotivën e ka në “Air Albania” në Tiranë. Së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit të dytë të Tiranës”, tha Rama.