Aktualitet Shpërndante doza kokaine në ish-Bllok, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Shpërndante doza kokaine në ish-Bllok, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi u kap narkotike në zonën e ish-Bllokut, duke shpërndarë kokainë në doza të vogla.

Sipas Policisë gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 51 gramë lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash dhe eurosh të përftuara nga ky aktivitet kriminal. Gjithashtu iu sekuestruan edhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave  147 900 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.