Kryesore Shqipëria feston me një barazim, kuqezinjtë shkojnë në Europian si ‘kokë’ grupi

Shqipëria feston me një barazim, kuqezinjtë shkojnë në Europian si ‘kokë’ grupi

Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe.

Rastet për shënim ishin të pakta, me një dominim të lehtë të kuqezinjve, që gjithsesi e kishin të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Një barazim që i garanton Shqipërisë vendin e parë në grup. Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Europian si “kokë” grupi me 15 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të dytë.

Pas ndeshjes, në fushë shpërtheu festa, me kuqezinjtë që festuan kështu kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet verën e ardhshme.