Aktualitet Tentoi të vriste një person para 23 vitesh në Sarandë, ekstradohet nga...

Tentoi të vriste një person para 23 vitesh në Sarandë, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari

Është ekstraduar nga Greqia një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Mihal Mërkuri i cili në vitin 2000 ka qëlluar 5 herë me armë zajrri një person, duke e lënë të plagosur rëndë.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.  Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë”, njofton policia.