Aktualitet Trafik droge dhe vrasje, OFL u çon formularin 3 të dënuarve durrsakë

Trafik droge dhe vrasje, OFL u çon formularin 3 të dënuarve durrsakë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 të dënuarve.

Jeims (Përparim) Nezha banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emiljano Norja banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ermir Dervishi banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.