Sport Vdes ish-trajneri i Liverpool, Gerard Houllier 

Vdes ish-trajneri i Liverpool, Gerard Houllier 

Ish-trajneri i Liverpool, Gerard Houllier  ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare. Francezi drejtoi të kuqtë nga 1998 deri në 2004.

Liverpool nën drejtimin e tij arriti që të fitonte 5 trofe përfshirë Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën UEFA.

Para Liverpoolit, Houllier drejtoi skuadra si Lens, PSG dhe ekipin kombëtar të Francës. Ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera pas Liverpool dhe karrierën e mbylli me Aston Villa në vitin 2011.

Në një deklaratë për media, ekipi anglez shprehu ngushëllimet për humbjen e trajnerit të tyre.

Po ashtu dhe Aston Villa i është bashkuar dhimbjes për ndarjen nga jeta të Houllier.