Aktualitet Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri, mbi 70% e pacientëve...

Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri, mbi 70% e pacientëve u shëruan

Gjatë 24 orëve të fundit në vendi tonë janë identifikuar 6 raste të reja më COVID-19, duke e çuar më 856 numrin total të të prekurve në vendin tonë.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”, tha ajo

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)

Teste të kryera 10268

Raste pozitive 856

Raste të shëruara 627

Raste aktive 198

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 95

Krujë 63

Shkodër 17

Kamëz 9

Fier 4

Kurbin 3

Elbasan 3

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1